E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shqiptarja masakron të bijën 13 vjeçare me thikë, tenton të vetëvritet dhe vetë

Share

Një nënë shqiptare në kushte të rënda depresioni ka masakruar me thikë vajzën 13-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet duke përdorur të njëjtën armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kretë rreth mesditës, kur pas një debati nënë e bijë, gruaja 36-vjeçare ka qëlluar disa herë vajzën duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka kryer krimin e rëndë, nëna 36-vjeçare ka marrë thikën dhe ka tentuar të vetëvritet duke prerë veten në fyt.

Babai i vajzës 13-vjeçare i ka gjetur të gjakosura nënë e bijë në mes të dhomës dhe menjëherë ka lajmëruar policinë, ndërkohë që mjekët kanë konfirmuar vdekjen e vajzës dhe gjendjen e rëndë të autores që tentoi vetëvrasjen.

Policia tha se ka nisur hetimet dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi të rëndë brënda familjes shqiptare. Sipas hetimeve të para, dyshohet se gruaja vuante nga depresioni./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›