E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selia e partisë së Topit përballë PD

Share

Zyra përballë selisë së Partisë Demokratike dhe Parlamentit do të ulë brenda saj kryetarin e partisë më të re në vend. Tashmë mbështetësit e Bamir Topit kanë nisur punën për të ndërtuar selinë në këtë godinë, duke formalizuar në këtë mënyrë edhe zërat për krijimin e saj. Vizion Plus ka siguruar pamjet në pjesën e brendshme të dy kateve të godinës, ku punëtorët, por jo vetëm, janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve, që çdo gjë të jetë gati para zyrtarizimit te partisë. Ne te ndodhet edhe ambienti qe do të shërbejë si sallë konferencash për mediat, si dhe zyra e kryetarit te partisë. Shume zyra e salla do te jenë në dispozicion të mbështetësve të kësaj partie te cilët pas krijimit do të kenë qellim mbledhjen e anëtarësisë dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese te saj. Siç mësohet, themeluesit e forcës politike e kane zgjidhur ngritjen e selisë me pronarët e ndërtesës, por mbështetësit e Topit refuzojnë të japin detaje mbi emrin që do te ketë partia, logon dhe datën e shpalljes së saj, pas regjistrimit ne gjykate. Ajo që dihet është se vetë presidenti Bamir Topi, mund të jetë aktiv vetëm pas mbarimit të mandatit në krye të shtetit. Emrat me te spikatur deri me tani ne parti janë ish-deputetet e PD, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj. Selia e partisë se re duket se është njëkohësisht edhe vend i preferuar i presidentit Topi, pasi në kohen kur ishte nënkryetar i PD dhe kreu i grupit te saj parlamentar, ai zgjidhte lokalet fare pranë ndërtesës për te pire kafe me ish-koleget demokrate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›