Greqi, shtyhet në Prill data e zgjedhjeve të parakohshme
ATHINË - “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të zhvillohen në fund të prillit”, deklaroi Zëvendës- kryeministri dhe Ministri i Financave Evangelos Venizelos gjatë takimit të Këshillit Politik të PASOK-ut.
Venizelos tha se “e ardhmja e vendit nuk do të gjykohet në zgjedhje, por nga 16 janari deri në 15 shkurt, periudhë kur do të zhvillohen negociatat për programin e ri të ndihmës”.
"Zgjedhjet do të mbahen pas Pashkëve, në fund të prillit", tha ai duke e cilësuar "tragjike", situatën në vend.
Ndërkaq “Demokracia e re” e Antonis Samaras dërgon mesazhin se zgjedhjet duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në cdo rast para festës së Pashkëve.
“Cdo ndryshim i datës 19 shkurt, datë e paracaktuar për zhvillimin e zgjedhjeve, duhet të varet nga marrëveshja për shkëmbimin e bonove. Natyrisht, askush nuk është duke folur për zgjedhje pas Pashkëve”, tha përfaqësusi i opozitës së djathtë Janis Michelakis, gjatë një interviste radiofonike.
Demokracia e re kishte rënë dakort për të zgjatur mandatin e qeverisë “Papadhimos” edhe 2-3 javë pas 19 shkurtit, duke e lidhur gjithmonë me zhvillimin e procesit të shkëmbimit vullnetar të bonove greke, por z. Michelakis zbuloi dje duke folur për radion, se jeta e qeverisë do të zgjatet deri para Pashkëve, pra edhe disa javë të tjera.
Po të marrim parasysh se këtë vit Pashkët bien më 15 prill, fillimi i muajit Prill mund të konsiderohet si periudhë e pranueshme nga Demokracia e re për zhvillimin e zgjedhjeve.
Tani mbetet të saktësohet nëse data e saktë e zhvillimit të zgjedhjeve do të caktohet para, apo pas festës së Pashkëve, një detaj ku ndahen PASOK dhe Demokracia e re.
Pas formimit të qeverisë së kryeministrit Papadhimos, u ra dakord që zgjedhjet e parakohshme të zhvilloheshin më 19 shkurt 2012.
(ma.ar/BalkanWeb)