Koreja e Veriut i jep lamtumirën Kim Jong IL-it
Koreja e Veriut i ka dhënë lamtumirën liderit të saj Kim Jong IL. Televizioni i Koresë Veriore ka transmetuar pajme të mijëra njerëzve të përkuleshin në dëborë të përlotur dhe radhë ushtarësh, ndërsa makina e varrimit që mbante Kimin kalonte në sheshin qendror të Phenianit.
Ceremonia e funeralit shtetëror për liderin e Koresë Veriore Kim Jong Il- nisi në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve vendase, në funeral nuk u ftua asnjë delegacion i huaj. Kim Jong Il vdiq më 17 dhjetor në moshën 69 vjeçare, pas 17 vjetësh qëndrimi në pushtet.
Pasardhësi i Kim Jong IL-it është djali i tij i tretë Kim jong Un të cilin agjencia zyrtare e lajmeve, KCNA pas njoftimit se babai i tij kishte vdekur të shtunën më 17 dhjetor, e cilësoi si një “pasardhës të madh dhe lider të shquar të partisë, armatës dhe popullit”. Zëri i Amerikës shkruan se pak dihet për Kim Jong-un, që ka qenë për muaj në qendër të spekulimeve se do ta trashëgonte të atin.
Të pakta janë edhe fotografitë e tij. Nëna e tij, sipas mediave, ishte valltare dhe gruaja e tretë e Kim Jong IL-it. Kim Jong Un raportohet se është arsimuar me emër të rremë në një shkollë ndërkombëtarë në Zvicër në vitin 1998. Revista javore zvicerane “L`Hebdo” thekson se ai ka braktisur shkollën në moshën 15-vjeçare pa e marrë ende diplomën. Revista citon shokët e klasës të kenë thënë se ai kishte dëshirë të skijonte dhe të luante basketboll. Por, gazeta e Koresë Jugore “The Korea Herald” raportoi se ai është përgatitur për të marrë pushtetin.