E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, protestë kundër diskriminimit fetar

Mijëra izraelitë kanë protestuar gjatë ditës së sotme kundër diskriminimit të femrave dhe kundër ekstremizmit fetar.

Protesta vjen pas rritjes së tensioneve, ku një program televiziv shfaqi të premten një tetëvjeçare mbi të cilën pështyjnë ultraortodoksët, pasi sipas tyre ajo nuk ishte veshur në mënyrën e duhur.

Incidenti është xhiruar në Beit Shemesh, në jugperëndim të Jerusalemit, ku banon një popullsi e madhe ultraortodokse.

Para protestës, presidenti izraelit Shimon Peres u kërkoi izraelitëve që të marrin pjesë në demonstratë.

Ai u bëri thirrje izraelitëve që të tregojnë solidaritet kundër diskriminimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›