E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea Veriore i jep lamtumirën Kim Jong II

KOREA E VERIUT- Koreano veriorët i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Kim Jong Il.

Televizioni i Koresë Veriore ka shfaqur mijëra njerëz që përkuleshin në borë të përlotur dhe radhë ushtarësh, ndërsa makina e varrimit që bartte Kimin kalonte në sheshin qendror të Phenianit.

Korea Veriore ka dhënë pak detaje për funeralin shtetëror, në të cilin nuk është ftuar asnjë delegacion i huaj.

Por, analistët presin, që ashtu sikur se në varrimin e babait të Kim Jong Il në vitin 1994, ‘presidenti i përjetshëm’ të varroset në mes të një ekspozimi të fuqisë ushtarake dhe turmës vajtuese.

Kim Jong Il vdiq më 17 dhjetor në moshën 69 vjeçare, pas 17 vjet sa kishte qëndruar në pushtet.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›