Greqi, sindikatat paralajmërojnë greva të tjera
ATHINË- Sindikatat greke paralajmëruan sot për greva të reja, ndërsa në parlament priten diskutimet për programin për kursim të qeverisë së re, për të cilën deputetët duhet të prononcohen deri në fund të muajit, thanë burime nga këto sindikata.
Sindikatat planifikojnë të mbajnë grevë 48-orëshe në momentin kur në parlamentin në Athinë do të njoftohet programi për kursim, që do të zhvillohet më 28 qershor.
Greqia përballet prej kohësh me një valë grevash, pasi qeveria filloi vendosjen e masave të kursimit për daljen nga kriza financiare. Shumë qytetarë protestuan dje në mbrëmje para parlamentit grek, ndërkohë që deputetët po votonin qeverinë e re.
(m.a/mia/BalkanWeb)