Maqedonia probleme me shtetasit e saj azilkërkues
MAQEDONI- Maqedonia vazhdon të ketë probleme me shtetasit e vet që kërkojnë azil në Gjermani, sidomos pas liberalizimit të vizave.
Mediat vendase bëjnë me dije se kërkesat për azil në shtetin gjerman kanë rënë muajve të fundit, por ato ende mbesin shqetësuese.
Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, brenda pesë muajve të parë të këtij viti, rreth 500 persona nga Maqedonia kanë kërkuar azil në Gjermani.
Shtetet e zonës Schengen kanë probleme me azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit sidomos nga Serbia dhe Maqedonia, por këto shqetësime nuk janë të shkallës së lartë. Aktualisht të gjitha shtetet e Ballkanit kanë përfituar nga liberalizimi i vizave përveç Kosovës.
(e.m/Zhurnal/BalkanWeb)