E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi situate e veshtire me karburantet

Shkak vendimi i qeverise per cmimet tavan te shitjes me pakice

Gjendja problematike ne furnizimin me karburant rrezikon te perkeqesohet edhe me shume per shkak te reagimeve ndaj vendimit te qeverise per cmime tavan ne shitjen me pakice. Gjate tri diteve te fundit ne pikat e karburantit ka pasur radhe shume te gjata dhe mungesa te produktit pas nderprerjes se furnizimit nga pronaret e autoboteve te cilet nga ana e tyre kundershtojne liberalizimin e licencimeve. Kryeministri grek Jorgos Papandreu i ndodhur ne Oslo te Norvegjise ka marre vleresimin pozitiv nga kreu i FMN-se Dominik Straus Kan per ecurine e reformave qe synojne kapercimin e krizes buxhetore. Shprehje e vleresimit pozitiv eshte edhe arketimi i 2.5 miliarde eurove si kontribut i FMN-se ne kestin e dyte te kredise prej 110 miliarde eurosh te destinuara per shpetimin e Greqise. Por ndersa vleresimet nga jashte jane te kenaqshme per Athinen zhvillimet ne planin e brendshem vazhdojne te jene problematike. Karburanti eshte bere fjala me e perdorur keto dite ne Greqi pas mungesave qe u verejten ne treg dhe rritjes spekulative te cmimit te shitjes me pakice. Mungesat filluan sapo federata e pronareve te autoboteve dhe kamioneve vendosi nje tjeter nderprerje pa afat te punes. Federata reagon ndaj nje ligji te qeverise per liberalizimin e licencimeve ne sektorin e transportit te mallrave qe paraqitet te marten ne Parlament. Mijera kamione dhe autobote jane rreshtuar qe prej dy ditesh ne rruget nacionale qe lidhin Athinen me pjesen tjeter te vendit. Ata po pengohen nga policia per te kryer nje marshim ne qender te kryeqytetit cka do te krijonte nje situate dramatike per trafikun perhere problematik ne Athine. Protestes se autoboteve te marten u shtohen edhe reagimet e pronareve te pikave te karburantit te cilet po pergatiten per nje tubim para godines se Ministrise se Zhvillimit. Ata protestojne ndaj vendimit te qeverise per te caktuar cmime tavan ne shitjen me pakice te karburantit. Benzina pa plumb 95 oktanshme nuk mund te shitet me shume se 1.47 euro per liter ndersa ajo super jo me shume se 1.7 euro. Vendimi u mor per te perballuar pikerisht rritjen spekulative brenda pak oresh te cmimit te karburantit. Por pronaret thone se cmimi tavan duhet vendosur edhe per shitjen me shumice nga rafinerite duke argumentuar se tregtaret e pakices nuk kane asnje mundesi fitimi. Ne rast te kundert ata kercenojne se do te kalojne ne greve pa afat. Qeveria i ka kundershtuar argumentet e tregtareve nderkohe qe prokuroria ka udhezuar per penalizimin e menjehershem ne rastet kur verehet se nuk respektohen cmimet tavan. Karburantet nuk jane i vetmi sektor ku eshte verejtur rritje e pamotivueshme e cmimeve. Shtrenjtesia ka shoqeruar gjithe periudhen pas venies ne zbatim te masave te ashpra ne kuader te planit te rimekembjes ekonomike qe perfshinin kryesisht reduktimin e pagave dhe pensioneve. Paradoksi qe konsiston ne antitezen paga ne ulje cmime ne rritje eshte shnderruar ne nje karakteristike te tregut grek dhe perkushtimi i qeverise per ta luftuar deri me tani nuk ka dhene rezultat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›