Alibia e panevojshme e z .Meta
Shkaku qe gjeti z. Meta per te justifikuar ndryshimet ne qeveri eshte as me shume e as me pak por nje alibi e panevojshme dhe e demshme. Te thuash se nuk qendron me ne kabinet si shef i diplomacise sepse angazhimet ne parti kerkojne kohen e tyre dhe nderkohe te thuash se nuk eshte kiamet largimi nga posti ministror do te thote ti konsiderosh votuesit e tu dhe me gjere opinionin publik nje turme te pamend e te pavemendshme. Mjafton nje pyetje e thjeshte Nese qenkan keto arsyet pse z. Meta nuk u dorehoq nga cdo post i ministrit Dhe cdo arsyetim bie poshte. Madje nese do ta kishte bere kete veprim do ti kishte bere vetes por edhe partise nje sherbim te madh pasi do te kishte zene me shume vend besimi se ai do ti perkushtohej seriozisht partise. Madje nuk behet kiameti nese nje minister largohet nga posti Por jo z. Meta ndryshoi vetem portofol.
A eshte nje levizje e mencur politike ky ndryshim portofolash E analizuar ne disa plane do te thosha jo. Kjo levizje qe duket e nxituar ka shume gjasa te kthehet ne nje bumerang jo vetem ndaj LSI por mbi te gjitha ne cenimin e aleances PD-LSI.
Z. Berisha qendron pa dyshim ne nismen e ketyre ndryshimeve. Madje ai ka menduar se dhe nje sakrifikim i vogel ndaj te tijve dhe sidomos ndaj te ardhurave qe vijne nga ekonomia do tia vleje per te rimarre nje kapital tjeter politik ne zgjedhjet e ardhshme. Por le te ndalemi te analizojme me hapur ate cka duket.
Pse u bene te pashmangshme keto ndryshime
Skena politike e koheve te fundit duket nje arene force qe pavaresisht menyres se si shfaqet ka nje prapavije te dukshme shantazhet ndaj njerit apo tjetrit per te garantuar paprekshmerine e lidereve kryesore te majte apo te djathte qofshin. Por ajo qe te ben pershtypje me shume jane dy momente arrestimi i sekretarit te z. Meta per llogari te FBI-se dhe intensifikimi i fakteve per korrupsionin qeverises. Ne te dyja rastet z. Meta duket se ka qofte dhe moralisht nje pergjegjesi te prekshme.
Ne opinionin diplomatik nderkombetar sigurisht nuk mund te kalohet aq lehte nje arrestim i natyres se ndodhur ne dikasterin kryesor te diplomacise zyrtare dhe nje minister nuk mund te mos ndjehet keq ne cdo takim te nivelit te larte. Eumlshte nje hipoteze qe duket e arsyeshme nese e shikon me pak vemendje. Pra Metes iu be e nevojshme te largohej nga ky pozicion. E nevojshme apo e detyrueshme pak rendesi ka.
Nga ana tjeter Faktet per korrupsion qeveritar ne privatizime te medha ka nje burim qe gjithkush e ka te qarte Ministrine e Ekonomise. Berja publike e ketyre fakteve ndoshta ne fillimet e saj ka pasur si synim presionin ndaj Berishes per te leshuar sa me shume ndaj aleancisteve. Me tej kur bumi i fakteve i doli jashte kontrollit atehere kryetarit te partise aleate i duhej te jepte llogari para Kryeministrit. Dhe ketu lindin dy pyetje Pse e leshoi doren ne dokumente kjo ministri Ajo me e dukshmja eshte se ministri ka bere nje pasuri kolosale dhe do tu tregoje te tjereve se dhe te tjeret keshtu kane bere. Por jo cdo gje e dukshme mund te jete e vertete dhe e arsyeshme njekohesisht. Fare mire ministri mund te ishte liruar nga detyra kur permbyti Shkodren kur e la gjendjen ne dite te hallit dhe iku ne Turqi kur deklaroi sa para kishte... por jo pikerisht ne kete moment. Atehere dhe Berisha do te kishte lare duart me Priftin e papergjegjshem dhe do ti tregonte edhe Metes forcen e tij.. Por jo nuk ndodhi keshtu. Logjika te con ne nje drejtim tjeter aty ku lahen hesapet politike ne arenen e shantazheve personale. Atehere duket qarte se levizja e z. Meta eshte nje gabim i dukshem politik.
Pyetja qe mund te behet do te ishte e menjehershme a do te kishte qene me mire qe z. Meta te largohej nga qeveria duke dhene keshtu nje shembull ne elektoratin e tij por edhe ne jeten politike te vendit Besoj po. Ne kete menyre ai do te kishte nje karte te forte te besimit te njerezit nje karte qe do ta ridimensiononte figuren e tij. Nese do te kishte dhene doreheqjen nga qeveria Meta do te rifitonte besimin e zgjedhesve besimin te nje pjese e mire e se majtes dhe mbi te gjitha do ti tregonte opinionit publik se ai nuk ka asnje lidhje me faktet qe ngritem me lart dhe se denon cdo krim individual apo qeveritar qofte ky.
Tani le te vijme ne disa konkluzione. Se pari LSI nga kjo levizje vetem ka humbur. Ka humbur sepse
Se pari Deshmoi se ministri i saj eshte i korruptuar dhe u desh nderhyrja e partise per ta larguar. Kjo do te vere ne dyshim te vazhdueshem te tjeret qe dhe pse jane serioze ne punet e tyre serish do te jene ne shenjester te kritikave.
Se dyti Konflikti brenda LSI tashme duket i pashmangshem. Zerat pro dhe kunder Priftit ne parti nuk do te jene me zera te fshehur pas tryezes se kafeneve. Ato do te duken shpejt ne driten e lajmeve skup nga politika.
Se treti Pavaresisht se z. Meta detyrohet te shkoje tek Ekonomia me shpresen qe te garantoje nje presion me te forte ndaj Berishes serish ne opinionin e perditshem njerezit do thone Shkoi aty se ka para
Se fundi Vete Berisha do te vazhdoje te jete ne buze te gremines. Ekonomia i del tashme plotesisht nga duart dhe i krijon mundesi LSI-se te vazhdoje te kerkoje pjesen qe i takon.
Ja pse alibia e z. Meta eshte e panevojshme.