Gjirokastra lirike ne veprat e Pellumb Pucit
Piktori kthehet ne vendlindje me nje ekspozite vetjake e cila eshte celur ne ambientet e galerise Gjin Zenebishi. Ne 100 veprat e ekspozuara qyteti i gurte permes lirizimit te ketij piktori ben qe shtepite monumentale te Gjirokastres te idealizohen dhe te marrin forma dhe pamje me monumentale
Keshtjella madheshtore e Gjirokastres skena e evenimenteve te medha e te shumellojshme vendi qe eshte bere zedhenes i ngjarjeve te historise traditave muzikes dhe artit kesaj here i ka bere vend ekspozites se piktorit gjirokastrit Pellumb Puci i cili nepermjet imazheve me ngjyra te ndezura me tendence dhe kendveshtrim krejt origjinal sjell nen harqet e gurte te galerise se arteve pamore Gjin Zenebishi peizazhin e nje Gjirokastre krejt ndryshe. Nje pikture origjinale me ngjyra te theksuara mesdhetare ndertuar ne plane te gjera dekorative nje tundimin artistik e nje loje e bukur dhe transparente e peizazhit natyror e tradicional nje pikture impresioniste ku nuk ka njolla apo dritehije por nje nderthurje te perkryer ngjyrash te embla qe krijojne emocione te forta. Ne afro 100 tablote e ekspozuara te permasave te ndryshme ndihet menjehere atmosfera e nje lirie pa kufi e liberalizimit dhe tolerances me ndikim te dukshem ndaj piktures impresioniste dhe postimpresioniste e pangjashme me penela te tjere dhe ku ne cdo cep te telajos te kaplon dhe te imponohet vetem mendimi dora dhe ngjyrat e peisazhistit Pellumb Puci. Qyteti i gurte permes lirizimit te ketij piktori ben qe shtepite monumentale te Gjirokastres te idealizohen dhe te marrin forma e pamje me monumentale me magjike nderkohe qe autori largon format e ngurta dhe ngjyrat e zbehta te gureve shekullore duke realizuar me virtuozitet pamje me kolorit te pasur e te qarte ku ndihet edhe magjia e kalimit ne pikturen abstraksioniste. Ai gjen rastesisht krejt pa e kerkuar raportin me perfekt te komunikimit me qytetin nepermjet ngjyrave levizjes se penelit dhe mendimit te tij. Autori pikturon fikson dhe trillon momentin e Gjirokastres magjike jo sikunder ajo eshte ne realitet por ashtu si e trillon syri mendja dhe peneli i tij i tejngopur ne ngjyra. Me prekje te ngjeshur ne vaj te penelit piktori Pellumb Puci na ka dhene keshtu nje tablo emocionuese e mjaft prekese te Gjirokastres. Krijimet e piktorit Pellumb Puci ne ekspozene e gurte te galerise se arteve figurative ne keshtjellen e qytetit sjellin deshmi te pervojes profesionale shumevjecare ku vec origjinalitetit vetjak spikat edhe identiteti shqiptar me elementet bashkekohore te piktures europerendimore. Piktori Pellumb Puci prej vitesh jeton dhe punon ne Greqi. Pjekuria profesionale dhe artistike e krijimtarise se Pucit jane shfaqur me gjithe forcen e origjinalitetit dhe identitetit ne disa ekspozita vetjake. Ne vitin 1983 e 1988 ai celi ne Gjirokaster ekspozitat Qyteti im ndersa ne vitin 1990 prezantoi punimet e tij ne Galerine e Arteve Figurative ne Tirane ku krijimtaria e tij shenon kulmin si nga tematika dhe teknikat. Ka marre pjese ne disa ekspozita ne Greqi ndersa ne vitin 1999 piktori Puci celi ekspoziten e tij ne Holande pas saj 4 vjet me vone ne vitin 2003 tjeter ekspozite mjaft te suksesshme ne Zvicer. Ne vitin 2004 ai ftohet nga UNESCO per te marre pjese ne nje ekspozite nderkombetare te fokusuar ne pasqyrimin artistik nepermjet arteve pamore te vlerave te trashegimise kulturore. Ne kete ekspozite Pellumb Puci vjen me nje profil dhe bagazh te plote artistik nderkohe qe ndjeshmeria e tij artistike per qytetin dhe vendlindjen eshte e njejta ne persosmerine e ngjyrave ndjenjave dhe emocioneve.