E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova nderon komandantin legjendar Adem Jashari

PRISHTINË- Nis nga sot ne Kosove nje ceremoni solemne tre ditore në perkujtim te komandantit legjendar te Kosoves Adem Jasharit. Tema e aktiviteteve cilësuar si “Epopeja e UÇK-së” do te shoqërohet me manifestime, vizita në pasardhesit e Jasharve, homazhe në varrin e Adem Jasharit etj.

Manifestimi qendror do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë manifestim do të flasin, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të Familjes Jashari. Më aktivitetet do pasohen me Ceremoninë Ushtarake të FSK-së, që do të përcillet me parakalimin e kuadrateve të FSK-së. Pas parakalimit manifestimi vazhdon me një program kulturo-artistik, nga ansamblet dhe këngëtarët e njohur të estradës dhe të ansamblit “Shota”.

Mediat kosovare bëjnë me dije se në ditën e dytë të manifestimit, do të bëhen homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, por edhe në të gjitha komplekset memoriale dhe varrezat e dëshmorëve, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Po në këtë ditë, në orën 18:00 në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari.

“Epopeja e UÇK-së”, do të përmbyllet më 7 mars, me ndezjen e zjarreve, në orën 18:00 në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në të gjitha fushëbetejat të UÇK-së, në gjithë territorin e Kosovës në të njëjtën kohë do të ndizen flakadanët e zjarrtë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›