E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, 24-vjecari plagoset në oborrin e një diskoje

LEZHË- Një tjetër i plagosur me arme zjarri është shënuar në Shëngjin në oborrin e një diskoje. Elvis Leka 24-vjec është emri i të plagosurit nga fshati Simon i Mirditës.

Sipas njoftimit të policisë së Lezhë autori i plagosjes është 22-vjecari Klevis Prenga. Mbeten ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që në oborin e diskos, ku ndodhi ngjarja policia ka gjetur 4 gëzhoja pistolete model 54.

Blutë e lezhës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›