E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sondazhet e fshehura tregojnë një “derby” absolut

Sot në Greqi është heshtje zgjedhore një ditë para zgjedhjeve kritike, ku qytetarët e saj do të vendosin nese do të mbeten në euro duke iu nënshtruar masave të kursimit, apo do të dalin jashtë saj. 

Zgjedhjet e nesërme cilësohen si më dramatiket e dekadave të tëra në Greqi. 

Sondazhet e fshehura në ditët e fundit regjistrojnë një situatë “thriller”, ku dallimet mes DRe dhe SYRIZA janë në kufijtë e gabimit statistikor, ndërkohë që vërehet një përqindje e madhe e njerëzve të të pavendosur. Sipas disa kompanive, të pavendosurit janë mbi 15%. 

Ekziston një klimë tepër e paqartë për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku shumica e kompanive të sondazheve i japin një përparësi të dobët DRe, ndërsa të tjera besojnë se nëse dinamika sociale shprehet në kutinë e votimit, kjo do t'i japë fitoren SYRIZA-s. 

Sipas vlerësimit të sondazheve, është e vështirë që partia e parë të kalojë kufirin prej 30%. 

PASOK do të lëvizë në një numër dyshifror, por nën presionin e Demokracisë së re. 

Afër normës së 6 majit ndodhet Agimi i Artë, pavarësisht rënies që provoi në disa periudha. 

Shfaqet e qëndrueshme dhe E Majta Demokratike në afërsi të normave të mëparshme, ndërsa luhatje janë vërejtur për Grekët e Pavarur dhe Partinë Komuniste Greke.
Lidhje te tjera Mediat e huaja: Frika do vendosë rezultatin e zgjedhjeve greke

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›