E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan- Rreth 200 fëmijë dhunohen nga prindërit

Elbasan- Numri i fëmijëve që dhunohen apo shfrytëzohen në Elbasan është tepër i lartë. Sipas statistikave më të fundit janë evidentuar 200 fëmijë të cilët dhunohen dhe detyrohen të lypin apo të shesin në rrugë.

Sipas Zyrës së Mbrojtjes së Fëmijëve dhuna dhe shfrytëzimet janë më të shumta tek fëmijët romë, dhe ata që e bëjnë këtë janë prindërit e tyre të cilët i detyrjnë të punojnë.

Sipas punonjësve të këtij institucioni sapo shihet një rast i tillë merren masa për largimin e fëmijës nga familja ku ushtrohet dhunë dhe bëhet edukimi dhe integrim i tij në shoqëri.

Janë marra masa edhe për denoncim në polici të prindërve dhunues,por rastet e dhunës dhe shfrytëzimit të fëmijëve në Elbasan janë të shumta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›