E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët, frikë nga precedenti Danimarkë-Suedi

TIRANE-Italianët nuk e kanë harruar ende sfidën Danimarkë- Suedi të vitit 2004. Barazimi 2-2 mes këtyre ekipeve 8 vjet më parë, bëri që të kaltërit të mbeteshin jashtë kompeticionit edhe pse ata nuk arritën ta fitonin ndeshjen e tyre me Kroacinë. E njëjta situatë duket edhe para ndeshjes Spanjë-Kroaci, veçse këtë herë spanjollët e kroatët nuk shquhen për ndonjë miqësi të madhe. Ashtu si 8 vjet më parë, Italia ndodhet sërish në grupin C. Çdo barazim me shumë gola në Spanjë-Kroaci, e nxjerrë atë jashtë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›