E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia dhe Çekia, sot shansi i fundit

TIRANE-Startojnë sot ndeshjet e treta të fazës në grupe, me sfidat e grupit A Poloni-Çeki dhe Rusi-Greqi. Të dy takimet do të luhen në mbrëmje, ndërsa rusët duken thuajse të kualifikuar për në çerekfinale.

Atyre u mjafton një barazim kundër gre-këve, por do të dilnin edhe me një humbje në rast se Polonia nuk fiton ndaj Çekisë me tre gola diferencë. Pas incidenteve në sfidën Rusi-Poloni, policia e Varshavës është në alarm edhe për takimin e sotëm, ku pritet që 20 mijë rusë të pushtojnë rrugët e kryeqytetit polak. Për Greqinë, sot është shansi i fundit që të shpresojë në një kualifikim, por asaj i duhet të mundë Rusinë,një mision që nuk duket aq i lehtë. "Jemi këtu sepse kemi shprehur futbollin më të bukur", deklaroi trajneri i Rusisë Dik Advokat. Ndërkohë, shansi i fundit edhe për Poloninë, që si skuadër pritëse të kalojë më tej. Çekët kanë nevojë vetëm për një barazim dhe duke parë atë çfarë treguan me Greqinë, misioni është mëse i arritshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›