E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sondazhi: Papandreu të ikë nga kryetar i PASOK

ATHINE - Sipas një sondazhi të RASS për gazetën “Paron” të së dielës, 81,9% e qytetarëve të pyetur e konsiderojnë pozitive dorëheqjen e qeverisë Papandreu, madje 7 në 10 prej tyre kërkojnë që Papandreu të largohet edhe nga drejtimi i PASOK. 

Në mënyrë të veçantë, anketa tregon se 73,4% e njerëzve argumentojnë që kreu i PASOK duhet të ndryshojë, ndërsa më shumë se 8 persona ndër 10 të pyetur, përkatësisht 81,9%, besojnë se një zhvillim i tillë do të jetë pozitiv. 

68,8% e të anketuarve shprehen dakord me vendimin Antonis Samaras për të marrë pjesë në qeveri e Papadhimos. 

Të dhëna të tjera, tregojnë se Demokracia e re e Samaras ka prioritet të qëndrueshëm përballë PASOK, me një diferencë 10%, e megjithatë mbështetja për të dyja partitë e mëdha, rezulton e ulët. 

Konkretisht, Demokracia e re mbështetet nga 24.6%, e të pyeturve, PASOK me 14.8% pasuar nga komunistët me 8.5%.

Vihet re një rritje e mbështetjes për partitë e majta. E majta Demokratike mbledh 6.2%, SYRIZa 5.9% , LAOS 5.7% dhe Të gjelbërit 3.3%.

Partia e Dora Bakojanis po i afrohet pragut prej 3% për të hyrë në parlament, duke fituar 2.9%.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›