Shtireshin si policë për të grabitur, pranga mashtruesve
TIRANË- Prej javësh ata shtireshin si efektivë policie dhe kryenin grabitje të ndryshme në kryeqytet, por “loja” e tyre u ndërpre ditën e djeshme, pasi 2 prej 3 grabitësve u arrestuan nga uniformat blu të kryeqytetit.
Me anë të një konference për shtyp, mësohet se më datë 18 nëntor 2011, në orën 19:00 nga Specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me dhunë dhe armë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Policët e Rremë”, ku u ndaluan: Erland Markola, 23 vjeç, banues në Tiranë; Enea Kajaçi, 22 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpall në kërkim Fatmir Gjoçi, banues në Tiranë, i cili ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin nga Fatmir Gjoçi ne Alban Ila.
“Ndalimi i këtyre personave u bë pas një pune intensive dy-javore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u shtirur si punonjës policie, kanë vjedhur me dhunë në muajin korrik 2011, shtetasin kosovar me inicialet B.M.
(el.me/GSH/BalkanWeb)