E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sondazhi: Shumica kërkon bashkëpunim dy partiak

ATHINE - Në sondazhin më të fundit kryer në Greqi nga kompania MRB dhe që botohet në gazetën Real News, rezulton se partia Demokracia e re (ND) kryeson me 20.5% kundrejt 12.7% që ka PASOK, pasuar nga SYRIZA me 8.6%, Partia komuniste, (KKE) me 7.9%, Grekët e Pavarur me 7.1%, Agimi Artë me 3.9%, të Gjelbrit me 2.9%, LAOS me 2.5%.

50.6% besojnë se ND do të fitojë zgjedhjet, kundrejt 4% që besojnë se fiton PASOK, ndërsa sipas 26.7% të të pyeturve, asnjë parti nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

65.7% janë në favor të një bashkëpunimi qeverisës për të adresuar problemet e vendit, ndërsa 32.7% mendojnë se asnjë parti e vetme nuk do të jetë efektive në rast të marrjes së mandatit.

Për sa i përket popullaritetit të liderëve politikë, lista paraprihet nga Fotis Kouvelis, i ndjekur nga Lukas Papadhimos, Alexis Tsipras, Antonis Samaras, Janis Dimaras, Evangelos Venizelos, Aleka Papariga, Dora Bakojanis, Jorgo Karaxhaferis, etj.

Së fundi, pyetjes se kush është më i përshtatshmi për kryeministër në mes Antonis Samaras dhe Evangelos Venizelos, 52.4% thanë "asnjëri", 22.9% zgjedhin Samaras ndërsa 20.9% Venizelosin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›