Ka fiksim Obamëm, kolumbiani ndërton 'Shtëpi të Bardhë'
TURBAKO- Një Shtëpi e Bardhë në mes të Karaibeve. Nuk është një mirazh, por banesa mahnitëse e kolumbianit më fanatik të presidentit, Barak Obama, të mbushur nga ardhja e idhullit të tij për samitin e Amerikave, afër shtëpisë së tij.
Një emocion i pazakontë pushtoi lokalitetin e qetë, Turbako në nivelin e portit të Kartagjenës, qyteti i vjetër kolonial në veri të vendit, ku do të takohen këtë fundjavë udhëheqësit e gjithë kontinentit.
Me një kapelë ala amerikane, Silvio Carrasquilla vari në ballkonin e tij, para një turme kureshtarësh zbavitës, një rresht flamujsh amerikanë dhe kolumbianë, mbi portretet gjigande të presidentit amerikan duke shpallur "Mirë se vini në Tubarko, Obama."
"Ky është një shembull, ai u përball me të pamundurën duke u shfaqur në krye të fuqisë së parë botërore, ai i cili nuk kishte as fuqi, as para, as ngjyrën e duhur", theksoi i riu me ngjyrë me fytyrë të qeshur.
(el.me/afp/BalkanWeb)