E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sot dita më e nxehtë e vitit

ATHINE- Në Greqia sot është shënuar dita më e nxehtë e vitit. Shërbimi meteorologjik informon se temperaturat pritet të arrijnë në 41 gradë, në qendër të vendit dhe në Peloponez.

Temperaturat pritet të fillojnë të bien duke filluar nga nesër për të arritur në rreth 35 gradë gjatë fundjavës, njoftoi AFP-në meteorologia Anastasia Papashrivu.

Mjekët vazhdojnë të japin këshilla për kujdes në adresë të popullsisë, duke bërë thirrje për kujdes veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët dhe tek personat me shëndet të dobët. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›