E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, e zë korenti, vdes 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht mbrëmjen e djeshme në Kukës pas rënies në kontakt me tensionin e lartë.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Kolsh të Kukësit ku 50-vjeçari Kadri Xhocera ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›