Greqi, sot takimi i Papadhimos me liderët politikë
ATHINE - Negociata të gjata e të vështira, presion mbytës dhe një seri shtyrjesh, krijojnë një situatë dramatike në Greqi, në pritje të takimit të tre liderëve politikë me kryeministrin Lukas Papadhimos.
Greqia pret të mësojë se cfarë do të ndodhë sot në Athinë, cfarë është arritur në negociatat e vazhueshme me Trojkën dhe cfarë do të firmosin liderët politikë.
Kryeministri pati mbrëmë takime të vecanta me përfaqësuesit e Institutit Financiar Ndërkombëtar Josef Ackerman, Çarls Dalaras dhe Jean Lemier për procesin e shkëmbimit të bonove (PSI), dhe pastaj me përfaqësuesit e Trojkës në prani të ministrit Venizelos, për të finalizuar masat e kursimit prej 3.2 miliardë Euro, nga të cilat do të marrë rrugë miratimi i programit të ri të ndihmës për Greqinë, 130 miliardë Euro.
Mediat thonë se udhëheqësve politikë do iu kërkohet të firmosin ndër të tjera, zvogëlimin e pagës minimale në masën 22 % dhe prerjen e njëkohshme 15% në shtesat e pensioneve, por gjithësesi ata duhet të njihen para takimit me tekstin final të Trojkës, Memorandumin prej 16 faqesh.
“Unë do t’i votoj masat e reja, në qoftë se ato janë të ligjshme", ka thënë presidenti i LAOS Jorgos Karaxhaferis në një deklaratë.
Ndërkohë mbledhja e Eurogroup për Greqinë e cila ishte planifikuar fillimisht për sot, do të shtyhet edhe një ditë për t’i dhënë kohë të mjaftueshme Athinës, të përfundojë negociatat me Trojkën për programin e kredisë së re dhe negociatat me kreditorët privatë për PSI.
Lidhje te tjera Brukseli, gjithë vëmendjen tek Greqia