E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Meta-Prifti", lirohet si diplomate vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë

TIRANË- Selvi Beçaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj është liruar nga detyra e saj si diplomate në Austri, si përfaqësuesve në zyrën e OKB-së në Vjenë. Ajo ka marrë lejen e lindjes dhe nuk ka qenë në detyrë për një kohë të konsiderueshme.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë për “Gazeta Shqiptare” se për shkak të mungesës së gjatë, Selvi Beçaj është shkarkuar nga detyra dhe është zëvendësuar me një diplomat tjetër. Vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë u bë “e njohur” pasi ajo u përmend nga kryetari i LSIsë Ilir Meta në bisedën e përgjuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Gjatë kësaj bisede, Meta i thotë Priftit se nuk do të kishte asnjë problem në këtë gjykatë, pasi ai kishte emëruar vajzën e Beçajt si diplomate. Pas publikimit të videos nga Prifti, vetë Beçaj reagoi në mbrojtje të integritetit profesional të vajzës.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›