Greqi, sot video-konferencë Merkel-Sarkozi-Papandreu
BRUKSEL- Një telekonferencë midis kryeministrit grek Jorgos Papandreu, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nikolas Sarkozy do të mbahet sot dhe në fund të ditës pritet një deklaratë të përbashkët Merkel-Sarkozi për Greqinë.
Presidenti francez Nicolas Sarkozy diskutoi dje pasdite me kryetarin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy në Paris, çështjen e krizës në Eurozonë, por asnjëri prej tyre nuk bëri deklarata pas takimit.
Nga ana tjetër sot pasdite do të zhvillohet edhe një mbledhje e qeverisë greke e kryesuar nga kryeministri Papandreu, për monitorimin e zbatimit dhe ecurisë së Planit Afatmesëm.
Dje pasdite kryeministri Papandreu pati takim me ministrin e Financave Evangelos Venizelos, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Filip Sahinidis, presidenti i Bankës Kombëtare Vasilis Rapanos, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Borxhit Publik Petros Kristodulu dhe kryetari i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë George Zanias, takim që kishte të bënte me përgatitjen e ministrit Venizelos për takimin e ministrave Evropianë të Financave më 16 dhe 17 shtator, por edhe për videokonferencën e sotme të kryeministrit Papandreu me Merkel dhe Sarkozi.
Për këto cështje ministri Venizelos zhvilloi gjithashtu biseda telefonike me homologët e tij, ministrin francez të Financave dhe gjerman.
(m.a/BalkanWeb)