E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tërmet në Kallamata, zgjohet ankthi i vitit 1986

ATHINE- Dolën të tmerruar në rrugë banorët e Kallamatës, sot në mëngjes nga termeti që tronditi shtëpitë e tyre. Në ora 6 30 (me orën lokale) Instituti Gjeodinamik i Athinës, ka regjistruar një tërmet 4.5 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër në një distancë prej 27 km nga Mesinia.

Dridhja u ndje edhe nga banorët e zonave fqinje. Banorët u tmerruan për shkak se lëkundjet e sotme iu kujtuan atyre tërmetin shkatërrues që ra në Kallamata në 13 dhe 15 shtator 1986.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›