E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic Perpjekja e Kosoves per kontroll ne dy pikat kufitare mund te ngjalle konflikt

Presidenti serb Boris Tadic ka paralajmeruar se perpjekjet e Kosoves per te marre nen kontroll dy pikekalime kufitare ne veri te vendit mund te rizgjojne konfliktin ne rajon.

Autoritetet ne Prishtine njoftuan plane per te derguar personel doganor ne keto pikekalime. Por zoti Tadic tha se Serbia e cila nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves do te beje ceshte e mundur per te mos lejuar marrjen e ketyre pikekalimeve nga Prishtina.

Zoti Tadic i ka bere thirrje komunitetit nderkombetar te ndale kete percapje te autoriteteve te Kosoves duke thene se mosmarreveshjet duhet te ndermjetesohen nga Bashkimi Evropian. Por kryeministri i Kosoves Hashim Thaci kembengul se Kosova duhet te vendose nen kontroll vijen e saj kufitare ne veri.

Kosova dhe Serbia arriten marreveshje ekonomike ne bisedimet e ndermjetesuara nga BE ne fillim te muajit ne Bruksel. Marreveshjet parashikojne qe Serbia te njohe vulat doganore te Kosoves nje mase drejt lehtesimit te shkembimeve tregtare qe mund te hape rrugen per heqjen e embargos ne menyre te ndersjellte.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›