Greqi, sot votohet plani afatmesëm, vazhdojnë protestat
ATHINE- Sot e gjithë bota i ka sytë nga Greqia, parlamenti i së cilës pritet të votojë Planin Afatmesëm të masave ekonomike, masa që janë vënë kusht për marrjen e 12 miliardëve ndihmë nga BE dhe FMN.
Kryeministri Papandreu tha mbrëmë në parlament se me votimin e Planit, Greqia siguron këstin e pestë të ndihmës, shpëtimin nga falimentimi dhe një frymëmarrje të re për të vazhduar përpara, ndaj kërkoi që ky plan të votohet pa marrë parasysh përkatësinë partiake.
Plani afatmesëm dhe masat e tij shtrënguese me anë të të cilave pritet të përftohen nga krusimet 28 miliardë euro, u bë shkak për situatën e krijuar dje në Athinë, ku “Qytetarët e zemëruar” humbën për rreth 5 orë kontrollin në sheshin Sintagma. Gjatë këtyre orëve u shënuan trazira të mëdha me episode dhune, gjatë të cilave persona të maskuar u përleshën me forcat speciale të policisë.
Rrugët rreth Sintagmës të kujtonin një qytet të bombarduar, ku dëme të mëdha pësuan dyqanet, bankat dhe hotelet që ndodhen aty, stacionet e autobusëve. Kazanët e mbeturinave janë djegur, rrugët janë mbushur me gurë, mermere dhe trarë, të cilat u përdorën dje kundër policisë.
Dy furgona u përfshinë nga flakët dhe brenda disa minutash qendra e Athinës i ngjante një fushë beteje.
Policia vuri në përdorim kimikatet në një përpjekje për të zvogëluar sa të ishte e mundur incidentet në sheshin Sintagma.
"Qytetarët e zemëruar" u përpoqën, duke formuar një zinxhir njerëzor, që të ndalonin personat e maskuar të ushtronin dhunë, por shumë shpejt demonstruesit braktisën përkohësisht sheshin dhe rrugën Amalia, ku përplasjet vazhduan për një kohë të gjatë.
Sipas të dhënave të policisë në episodet e dhunshme u lënduan 37 policë dhe 6 civilë ndërkohë që u arrestuan 14 persona dhe 17 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë. Shumë persona patën probleme me frymëmarrjen për shkak të përdorimit të kimikateve dhe gazit lotsjellës.
Pasditë vonë situata u qetësua dhe qytetarët u mblodhën sërish në shesh për koncertin e planifikuar, ku këngëtarë të njohur u duartrokitën nga mijëra qytetarë që kishin mbushur sheshin. “Qytetarët e zemëruar” u përpoqën në këtë mënyrë, të mbyllnin paqësisht ditën e 35 të protestës, të cilën personat e maskuar u përpoqën ta prishin.
Por pas orës 22:00 sërish pati tensione përpara Parlamentit, gjatë të cilave policia përdori sërish kimikate kundër personave të maskuar.
Protestat dhe greva 48 orëshe do vazhdojë edhe, ku një nga qëllimet është “rrethimi” i parlamentit gjatë kohës së votimit të planit afatmesëm në parlament.
Demonstratat dhe ngjarjet në Athinë tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i përshkruan këto 2 ditë si shumë e rëndësishme për Greqinë.
(s.g/BalkanWeb)