E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet dhuna në sheshin Tahrir të Kajros

Rikthehet dhuna në sheshin Tahrir të Kajros. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra të rinj në shesh.

Përleshjet filluan të martën në një zonë të afërt me Kajron ku familjet e 840 të vrarëve gjatë kryengritjes kundër regjimit të Hosni Mubarakut, ishin mbledhur për të nderuar të rënët.

Ministria e Brendshme ka fajësuar një grup njerëzish që sipas tyre kanë nxitur trazirat.

Kjo ishte protesta e parë e dhunshme pas disa javësh në Sheshin Tahrir, qendra e revoltës që i dha fund regjimit të Mubarakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›