E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, shpërthen tritoli, vdesin motër e vëlla

DIBER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një komunë të Dibrës, dy te rinj janë bërë viktima nga shpërthimi i një sasie tritoli, ndërsa nëna e tyre ka mbetur e plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në një banesë të komunës Kastriot të Dibrës. Mësohet se dy te rinjte e familjes Kurti u ka plasur një sasi tritoli në dorë dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktimat jane Dorian Kurti 21 vjec dhe Nexhmije Kurti 17 vjec. Kurse nena e tyre eshte plagosur rende dhe eshte derguar me urgjence ne spitalin e Dibres.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qënë aksidentale. Policia po heton dhe per pronesine e sasise se eksplozivit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›