Greqi, s’ka mëdhurata për Pashkëe Krishtlindje
ATHINE-4 fishohet prerja deri në 30% e kompensimeve dhe të rrogës së 13 e të 14, për 300 000 nëpunës të specialiteteve të ndryshme të administratës publike. Eshtë fjala për 53 lloj kompensimesh që marrin nga shteti punonjësit e administratës pblike në Greqi dhe për dhuratat që ata merrnin me rastin e festës së Pashkëve dhe Krishtlindjeve. Ky është plani më i afërt, që qeveria do ta zbatojë në pagat që do të merren në 1 Korrik të këtij viti, me anë të të cilit synon të shpëtojë 1 miliard Euro në vit.
Dhuratat e Krishtlindjeve, Pashkëve dhe pushimeve llogariten rreth 1000 Euro në vit për punonjës të administratës publike në Greqi.
Kështu që dhuratat e famshme që prej vitesh kanë marrë njerëzit në Greqi me rastë festash, bien në një “vrimë të zezë” dhe varroset njëherë e mirë filozofia e përfitimeve shtesë për ditët e festave, të cilat i jepnin një frymëmarrje të ndjeshme tregut në Greqi.
(d.b/BalkanWeb)