E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sulm racist në Patra, përfshihet edhe “Agimi i Artë”

PATRA - Përleshje me motive raciste ka ndodhur mbrëmë në qytetin grek të Patrës. 

Rreth 200 vetë u mblodhën për të kërkuar heqjen e emigrantë të paligjshëm afganë, të cilët jetojnë aty përkohësisht, deri në largimin nga Greqia. Konflikti ka nisur para 30 ditëve, kur disa afganë vranë një qytetar të Patras.

Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës, për të larguar disa persona që u përpoqën të pushtonin një sipërfaqe banimi të emigrantëve afganë dhe të digjnin banesat e tyre. 

Protestuesit qëlluan policinë me gurë, dërrasa dhe objekte të tjera. Burime policore bëjnë të ditur se mes protestuesve që sulmuan forcat policore në Patra, kishte edhe anëtarë të partisë “Agimi i Artë”. 

"Agimi i Artë", është parti neonaziste, e cila në zgjedhjet e fundit, fitoi mbështetje për t’u bërë forcë parlamentare. Ajo është kundër emigrantëve dhe motoja e saj është “për një Greqi të pastër nga të huajt”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›