Lushnje, grabitje me armë, plagoset 45-vjeçari

Një 45-vjeçar nga fshati Qerret i Lushnjes është plagosur me armë dhe më pas është grabitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lifaj të komunës Krutje ku 45-vjeçari Rasim Godina është plagosur me armë nga persona ende të paidentifikuar të cilët më pas i kanë grabitur atij 8 milionë lekë dhe motorrin me të cilin udhëtonte.
Mësohet se 45-vjeçari bashkë me vëllanë e tij kishin shitur disa gjethë dhe po ktheheshin në shtëpi në momentin kur grabitësit i kanë zënë pritë duke i marrë paratë dhe më pas kanë plagosur edhe njërin prej vëllezërve.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ai ka marrë plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po merr në pyetje dy vëllezërit për të bërë të mundur zbardhjen e pltoë të ngjarjes.