E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia u paralajmëruaPolicia injoroi kontrollet

Të tjera rreth shkrimit Dje lamtumira e viktimave, 3 studente rëndë VIDEO- Nishliu në lot në skenën e Eurovizion VIDEO FOTO- Nga aksidenti FOTO- Ja viktimat Hetimet: Shoferi udhëtoi pa pushim Aurora do martohej këtë verë VIDEO- Nishliu: Kënga ime dedikim për tragjedinë e Himarës Dashuria e prerë në mes Mesazhi i fundit i Dorit Studentët rrëfejnë minutat e tmerrit VIDEO - E mbijetuara: Shoferi humbi kontrollin FOTO-Qirinj për shpirtrat e viktimave VIDEO-Policia: Ja detajet e aksidentit TVSH shtyn per nesër spektaklin në Eurovizion VIDEO - Viktimat idenfitikohen në morgun e Vlorës VIDEO - Flamujt në gjysmë shtizë Lista e viktimave të aksidentit Aksidenti, çfarë ndodhi dje minutë pas minute Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë aksidentin Fatkeqë edhe në fatkeqësi - Nga Arben Rrozhani AUDIO - Dëshmitari: Ja si e pamë tragjedinë TIRANE- Zbulohet korrespodenca mes drejtorit të Policisë Rrugore Vullnet Topalli dhe kryetarit të shoqatës së ekspertëve autoteknikë Gëzim Hoxha. Ky i fundit që më 4 maj ka vënë alarmin se automjetet e transportit publik, qarkullojnë duke mos pasur sistem frenimi dhe për pasojë kanë ndodhur edhe disa aksidente.

Shumica e automjeteve të transportit rrugor që qarkullojnë në rrugët e vendit, nuk disponojnë frena ose sistemi i frenimit të tyre është në kushte tepër të dobëta
teknike. Në shumicën e rasteve drejtuesit e këtyre automjeteve përdorin marrshat për uljen e shpejtësisë, ndërsa frenat thuajse nuk i përdorin në rastet e zgjidhjes së situatave të komplikuara në rrugë.

Alarmi është vënë nga Shoqata e Ekspertëve Autoteknikë dhe Vlerësimit të Dëmeve, të cilët në muajin Maj kanë shkëmbyer një letër-këmbim me drejtuesit e policisë rrugore, si Vullnet Topalli dhe Krenar Ahmeti.

Gazeta "Shqiptarja.com" disponon të plotë këtë letërkëmbim, ku tregohet se palët bien dakort për rritjen e bashkëpunimit, por që në fakt deri tani shumë pak është bërë për evidentimin e rasteve ku mjetet e transportit lëvizin pa sistemin e frenimit.

HETIMET PER AKSIDENTIN NE HIMARE
Dy prokurori, ajo e Vlorës dhe e Elbasanit,  kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë pranë Himarës. Në aksident humbën jetën 13 persona, mes tyre 11 studente të vitit të tretë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", shoferi dhe i fejuari i një studenteje, kjo e fundit e plagosus bashkë 25 studente të tjera. Nga të dhënat paraprake burime pranë prokurorisë së Vlorës thanë se aksidenti ndodhi si rezultat i shpejtësisë së madhe të mjetit dhe nxehjes së ferotave dhe tamburëve të frenimit. Ky konkluzion ka ndodhur si rezultat i marrjes së dëshmive të të mbijetuarave dhe personave të tjerë që kanë parë mjetit të devijonte nga rruga dhe më pas të rëzohej në humnerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›