E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 9 vende në Qershor

TIRANE-Ka zgjatur vetëm dy muaj renditja e Shqipërisë në 50 më të mirët e botës. Humbja 2-0 me Bosnje-Hercegovinën, në eliminatoret e Europianit 2012, ka bërë që kombëtarja kuqezi të bjerë 9 vende në klasifikimin e qershorit. Tashmë Shqipëria ndodhet e 59-ta, duke humbur edhe 40 pikë në krahasim me një muaj më parë. Në fakt, në këtë renditje duket se nuk ka ndikuar humbja 4-0 me Argjentinën, pasi ajo ishte në një datë jo zyrtare. Nëse FIFA do ta kishte llogaritur, për Shqipërinë do të kishte qenë një "fundosje". Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, në vend të parë qëndron Spanja, e ndjekur nga Holanda. Gjermania ka marrë vendin e tretë, ndërsa Anglia të katërtin, duke lënë pas në renditje skuadra si Brazili, Italia apo Portugalia.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›