E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, takistë raund të ri protestash

Pronarët e taksive në Greqi filluan një raund të ri protestash, pasi dështuan negociatat me qeverinë për ligjin e ri për liçensat. Dështimi i bisedimeve dje erdhi ndërsa shoferët bllokuan autostradat kryesore që të çojnë në aeroporte dhe porte, duke penguar trafikun dhe duke ndërprerë planet e turistëve.
Shoferët, të shoqëruar nga kreu i sindikatave të taksive, rrethuan Ministrinë e Transportit. Kreu i sindikatave të taksive, deklaroi se greva do të vazhdojë pafundësisht. Greva ka vazhduar për 16 ditë pa asnjë zgjidhje në horizont.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›