E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, amerikanët pakësojnë shpenzimet

Konsumatorët amerikanë shkurtuan shpenzimet e tyre në qershor, rënia e parë në këtë pjesë të rëndësishme të ekonomisë në dy vjet.
Raporti i fundit i Departamentit të Tregtisë, thotë se shpenzimet e konsumatorëve ranë 0 presje 2 përqind. Një pjesë e kësaj rënie erdhi nga kostot më të ulëta për energji dhe ushqime.
Rritja e ngadaltë ekonomike është një arsye pse papunësia mbetet e lartë. Ekonomistët e anketuar nga agjencitë e lajmeve parashikojnë që niveli i papunësisë do të qëndrojë në 9 presje 2 përqind.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›