E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tenton te arratiset me helikopter, në ndihmë 2 shqiptarë

Të tjera rreth shkrimit VD/ FOTO/Arratisja nga burgu Trikalla ATHINE- Pasditen e së dielës, rreth orës 17.00 në burgun e sigurisë së lartë në Trikalla, ku mbahen të burgosur të rrezikshëm, janë zhvilluar skena nga ato të filmave më të rrezikshëm të aksioneve. Një helikopter me katër vetë, dy shtetas shqiptarë dhe dy grekë, kanë tentuar që të arratisin njërin prej kriminelëve më të rrezikshëm grekë, Panajotis Vlastos, i cili akuzohet për vrasje, rrëmbime dhe vendosje gjobash.

ARRATISJA
Helikopteri kishte disa orë të pasdites që fluturonte mbi burgun e Trikallës dhe me një ganxhë është përpjekur të rrëzojë murin rrethues, si edhe telat me gjemba, në mënyrë që i burgosuri të mund të hipte ne helikopter.
Menjëherë, rojet e policisë kanë filluar të qëllojnë, ndërkohë që shkalla e lëshuar prej helikopterit është ngatërruar në telat me gjemba, gjë që ka sjellë si rezultat uljen e helikopterit në oborrin e burgut..
Edhe nga helikopteri janë përgjigjur me breshëri kalashnikovi. Gjatë përpjekjes së tij për të hipur në shkallën ajrore, krimineli grek është rrëzuar nga lartësia dhe është plagosur rëndë. Gjithashtu është plagosur ne dorë edhe tekniku i helikopterit. Tre personat e tjerë, dy shqiptarët dhe greku, nuk kanë pësuar dëmtime dhe janë arrestuar menjëherë nga policia.

Sipas burimeve të policisë, kishte informacione për tentativën e arratisjes së të burgosurit dhe për këtë arsye ishin dyfishuar rojet në burgun e Trikallës, si edhe ishte shtuar armatimi i tyre. Për këtë arsye ishin vendosur edhe tela me gjemba me shumë në muret rrethuese të burgut.

Sipas informatave helikopteri ishe marrë me qira dhe ishte ngritur nga Aspropyrgo i Athinës me destinacion Selanikun, por gjatë fluturimit bashkëpunëtorët e kriminelit grek kanë detyruar pilotin dhe teknikun që të deklarojnë difekt dhe kanë informuar se do të uleshin ne aerodromin e Larisës.
Panajotis Vlastos, i cili akuzohet edhe për rrëmbimin e një miliarderi grek përpara disa vitesh, ka tentuar edhe tre herë të tjera të arratiset, duke marrë edhe pengje, por pa rezultat.
Policia bën të ditur se dy bashkëpunëtorët shqiptarë të Panajotis Vlastos, janë persona mbi të cilët rëndojnë akuza të rënda për krime, vrasje e grabitje të dhunshme, si edhe krijim bandash kriminale. Emrat e tyre pritet të komunikohen sot.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›