E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Itali, votohet deri në 15:00, Grillo ende s'ka votuar

Të tjera rreth shkrimit Politika dridhet nga mbërritja e Grillos Protesta nudo kundër Berluskonit FOTO/ Protesta kundër Silvios Profili i kandidatëve për kryeministër Europa mban sytë në Itali VIDEO Zgjedhjet në Itali në vëmendje të mediave të huaja ROME- Italia sot ndodhet në ditën e dytë të votimeve për të zgjedhur përfaqësuesit e Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Republikës Italiane nga i cili do të dalë dhe kryeministri i ardhshëm i Italisë. Në rajonet e Lombardisë, Lacios dhe Molizes votohet edhe për rinovimin e këshillave rajonale dhe për presidentët e këtyre rajoneve. Emergjenca për një maxhorancë të qendrueshme, përballë zhvillimit të pritshëm të një votimi protestues kundër planit shtrëngues që ka zhytur ekonominë e tretë të zonës euro në recesion, sa vjen e rritet. Qendrat e votimit u rihapën sot në orën 07:00, ndërsa dje qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 08:00- 22:00.

Votuesit italianë do të votojnë deri në orën 15:00 dhe menjëherë më pas nis numërimi i votave. Sipas ligjit italian në fillim numërohen votat për Senatin dhe më pas për Dhomën e Deputetëve.  Vetëm të martën pasdite në orën 14:00 do të fillojë numërimi për votat për rinovimin e këshillave rajonale dhe për presidentët e rajoneve të Lombardisë, Lacios dhe Molizes. Sipas informacioneve të Minsitrisë së Brendshme, deri tani kanë votuar 55.17% për qind të votuesve për Dhomën e Deputetëve, një numër i ulët në krahasim me 62.55 % që votuan në zgjedhjet e 2008.

Të gjithë kandidatët kryesorë për kryeministër kanë votuar të dielën përfshirë Silvio Berluskoni, ndërkohë sot pritet me interest të madh votimi i Beppe Grillos, kreu i lëvizjes 5 Yje të votojë në Genova.

KATER KOALICIONET
Katër koalicone të mëdha janë përballë njëra tjetrës, koalicioni i qendrës kryesuar nga kryeministri në ikje Mario Monti, tjetri kryesuar nga kandidati i qendrës së djathtë, paraardhësi Silvio Berlusconi, i treti nga lideri i së majtës, Pier Luigi Bersani dhe i katërti, trazuesi i jetës së politikës italiane, ish-komiku Beppe Grillo.

Sipas sondazheve të fundit, Partia Demokrate e Bersanit është favorite me 34 për qind të votave. Por nuk është e sigurt nëse ai do të mund të sigurojë një stabilitet politik.  Ajo mund të siguojë dhomën e deputetëve, pa pasur një maxhorancë të mjaftueshme në Senat, drejtuar nga rregulla zgjedhore të ndryshme, por që kanë një peshë politike të ngjashme. Një hipotezë që ka rritur shqetësimin e tregjeve dhe partnerëve evropianë të Italisë. Është veçanërisht, Beppe Grillo, i vetmi që ka bërë një fushatë të vërtetë në terren duke udhëtuar në mbarë Italinë në bordin e rulotit të tij me një ekip të ashtuquajtur ''tsunami-tour'', që mund të turbullojë lojën. Katalizator i aktheve të lindura si pasojë e krizës tek të rinjtë e papunë apo te drejtuesit e ndërmarrjeve të vogla, që protestojnë kundër partive tradicionale, ai ka tërhequr disa me një program të quajtur ''populist'' nga kundërshtarët, me të ardhura minimale prej 1 000 eurosh, reduktimin e pagave të politikanëve, reduktimin e punës javore në 20 orë dhe ... daljen nga zona euro. E panjohura tjetër, pikët e Silvio Berlusconi, partia e padëshiruar dhe e larguar në muajin nëntor 2011 duke e lënë Italinë në prag të asfiksisë financiare, që pati një rritje spektakolare në sondazhe pasi e zhvilloi fushatën e sajë në bazë të temës për uljen e taksave duke ndjekur të majtën me disa pikë.  Mario Monti, i cili gëzonte një popullaritet shumë të mirë në vend për rikthim e besueshmërisë të Italisë në tregje, rrezikon të vuajë pasojat e politikës shtrënguese që ka zhytur vendin në recesion.

SURPRIZA NUDO PER BERLUSKONIN
Votimet po zhvillohen në një kohë që Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu e bore, çka ka ndikuar dhe në uljen e numrit të votuesve.
Silvio Berluskoni votoi dje në Milano dhe pati një suprizë ku tre aktivistë të lëvizjës ndërkombëtare Femen, kishin shkuar në qendrën e votimit ku do të votonte ai dhe në gjoksin e tyre kishin shkruar "Mjaft Silvio" . Tre aktiviste të grupit “Femen” , pavarësisht të ftohtit kishin dalë me gjoks jashtë ku ishte shkruar “Mjaft Silvio” me shkronja të kuqe. Të tre gratë janë larguar me forcë nga forcat e policisë dhe më pas janë shoqëruar në Kuesturë.

(lç/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›