Greqi, tërmet 4.5 ballësh në afërsi të Kretës
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi ndjeshëm orët e mesditës së sotme një rajon në veriperëndim të Kretës, në jug të Detit Egje.
Njoftimi u bë rreth orës 15:00 të ditës së sotme nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës. Deri tani nuk është raportuar për viktima dhe dëme të mëdha të shkaktuar nga tërmeti, që goditi qytetet e Heraklionit dhe Retimnonit, ku banorët braktisën menjëherë banesat e tyre dhe dolën në rrugë.
Tërmeti ndodhi rreth orës 12:21 me orën lokale dhe epiqendra e tij u regjistrua në det, në veriperëndim të Heraklionit, rreth 285 kilometra në juglindje të Athinës. Greqia është vendi evropian më i ekspozuar ndaj goditjeve sizmike të tokës, duke qenë se aty ndodhin rreth gjysma e tërmeteve të kontinentit.