Ekonomia globale po ri-këndellet
Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave të 20 vendeve më të zhvilluara të botës dhe atyre në zhvillim janë shprehur pas takimit dyditor, në qytetin Busan në Korenë e Jugut, se ekonomia botërore po e merr veten më shpejt se sa pritej, por ende ka sfida të mëdha përpara, përfshirë këtu paqëndrueshmërinë e tregjeve ndërkombëtare dhe sigurimin e zhvillimit ekonomik.
Në raportin përfundimtar, ata janë shprehur për një kontroll më efektiv të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, si edhe për reduktim të deficiteve buxhetore.
Krerët e financave të këtyre vendeve thanë se deficitet e mëdha buxhetore duhen shkurtuar, por nuk ranë dakord për sa i përket krijimit të një fondi banker, që do të ndihmojë vendet që do të kenë probleme në të ardhmen.
Ata nuk ranë dakord për tatime globale për bankat që mbështeten nga Amerika dhe Europa, por kundërshtohet nga vendet në zhvillim, si dhe nga Kanadaja dhe Australia.
Takimi vendosi edhe agjendën për samitin e Torontos, që do të mbahet ne 26-27 qershor.
Në deklaratën e tyre delegatët thanë se sektori financiar duhet të jepte një “kontribut të drejtë dhe substancial” për paketat e ardhshme të shpëtimit.
Ministrat gjithashtu kërkuan më shumë transparencë, rregullim dhe mbikëqyrje të fondeve financiare, agjencive të kreditit dhe praktikave të tjera financiare.