E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet ndjekje penale e kompanisë BP

Zyrtarë të Rojës Bregdetare të SHBA-së kanë theksuar se pajisja e vendosur mbi pusin e naftës’ në tabanin e Gjirit të Meksikës, vazhdon të thithë një pjesë të naftës që rrjedh nga pusi dhe ta dërgojë atë në një mjet lundrues në sipërfaqe.

Admirali i Rojës Bregdetare, Thad Allen tha sot se kompania ka kapur 6 mijë fuçi nafte nga pusi në 24 orët e para, që pas vendosjes mbi pus.

BP përllogarit se çdo ditë nga pusi rrjedhin mesatarisht 19 mijë fuçi nafte. Ai tha se kompania BP shpreson se do të arrijë t’i mbyllë të çarat sapo të ketë stabilizuar presionin e naftës në tubat që e transportojnë naftën në sipërfaqe.

Ndërkohë, BP dhe administrata e Barack Obamës janë vënë nën një trysni në rritje nga ana e opinionit publik lidhur, me katastrofën ekologjike në Gjirin e Meksikës.

Përballë zyrave të BP-së në Washington, protestues të revoltuar shfrenin zemërimin e tyre ndaj kompanisë dhe administratës amerikane: Grupe që përfaqësojnë interesin publik organizuan protesta para zyrave të BP-së në kryeqytetin amerikan me thirrjet për ndjekjen penale të kompanisë.

Këta demonstrues shprehin kritika të forta ndaj Shefit Ekzekutiv të BP-së, Tony Hayward.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›