Greqi, tërmet 5.0 ballë në ishullin Kos
Një tërmet me magnitutë 5.0 ballë ka goditur ishullin grek të Kos në orën 9.50 me orën lokale të Greqisë.
Kjo bëhet e ditur nga një deklaratë e Institutit Gjeodinamik të Greqisë. Për momentin nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, apo materiale.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në Jug-perëndim të ishullit. Greqia njihet si një vend me rrezikshmëri të lartë të tërmeteve.