E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do ta udheheqe tani Al Kaidan

Njeri nder te paret qe beri nje deklarate pas vdekjes se Bin Ladenit ishte Aboud al Zomouri. Ai eshte nje shok i dikurshem dhe bashkeluftetar i Aiman al Zavahirit pasardhesit te mundshem te Osama bin Ladenit.

Pas atentatit kunder presidentit te Egjiptit Sadat ne vitin 1981 Zomouri perfundoi ne burg dhe doli prej tij vetem tani. Tani ai u kerkon simpatizanteve te Bin Ladenit ne te gjithe boten qe te mos ndermarrin akte hakmarrjeje. Ai qe sulmon turistet ose ambasadat thote ai sulmon te pafajshem. Perballe revolucioneve paqesore ne boten arabe lufta e armatosur e ka humbur kuptimin e saj.

Mbeshtetja per ristrukturimin e Al Kaides - e veshtire

Edhe egjiptiani Al Zawahiri u nxorr pas atentatit ndaj Sadatit para 20 vjetesh para gjyqit. Qe nga kafazi i te akuzuarit ai iu drejtua permes ekipeve te kameramaneve opinionit publik boteror

Ne jemi myslimane thirri ai dhe ne i besojme fese si ideologji dhe praktike jetesore

Kjo ideologji e coi ate pas tri vjetesh arrest ne mes te viteve 80 ne Afganistan. Atje me vone ai u be kryeideolog i Al Kaides dhe dora e djathte e Osama bin Ladenit. Ne bagazh ai mbante me vete teorite e Sayyid al Sharifit drejtuesit te organizates ekstremiste Xhihadi islamik ne Egjipt.

Per mbeshtetje nga Xhihadi Islamik i Egjiptit per ristrukturimin e Al Kaides Al Sawahiri megjithate tani nuk mund te shpresoje. Kjo organizate ka vite qe ka hequr dore nga lufta e armatosur. Sayyid al Scharifi kerkoi nga xhihadistet ne te gjithe boten qe te nderpresin lufterat. Ne shume libra ai e argumentoi me argumenta fetare se pse ishte e gabuar rruga e luftes.

Organizatat radikale gradualisht heqin dore nga dhuna

Edhe organizata e dyte radikale ne Egjipt Gamaat al Islamiya hoqi dore nga dhuna. Njera nga celulat e saj ndermori ne vitin 1997 atentatin ne Luxor ku u vrane 58 vete. Pak pas kesaj ajo hoqi dore nga dhuna.

E gjithe baza e ideve te tyre ndryshoi. Gamaat al Islamiya krijoi nje teori krejtesisht te re ne te cilen dhuna nuk ka vend. Ata vazhdojne te jene islamiste duan te zbatojne sharine por nuk bejne me thirrje per dhune. Jane te gatshem te marrin pjese ne procese demokratike thote eksperti Diaa Rashvan nga qendra Al Ahram ne Kairo.

Al Zawahiri konsiderohet si drejtuesi i mundshem i ardhshem i Al Kaidas. Gazeta egjiptiane Al Masry al Youm iu referua keto dite nje njohesi te Al Kaides qe tha se al Sawahiri eshte emeruar tashme ne forme tranzitore si pasardhes i Bin Ladenit. Sipas tij jane egjiptianet e emigracionit ata qe duan te vendosin nen kontroll rrjetin e organizates. Por edhe predikuesi Anwar al Awlaki ne Jemen konsiderohet si pasardhes i mundshem i Bin Ladenit. Sipas sherbimeve te fshehta amerikane ai eshte shef i Al Kaides ne Gadishullin Arabik.

Autor Juumlrgen Stryjak/Auron Dodi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›