E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria siriane rrethon periferinë e Damaskut

Forcat e sigurisë po vijojnë me përpjekjet e tyre për shtypjen e protestuesve në qytetet e Homs-it, Dera-s dhe në Baniyas.

Të dielën kishte raportime për të shtëna në Homs, arrestime dhe viktima, në mesin e të cilëve edhe një 12-vjeçar.

Media shtetërore theksoi gjithashtu se 10 punëtorë ishin vrarë në një pritë nga persona të armatosur.

Gazetarët e huaj nuk janë lejuar të hyjnë në Siri, kështu që raportet është vështirë për tu verifikuar në mënyrë të pavarur./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-09 10:24
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›