E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, tërmeti dëmton shtëpi, dy të lënduar

Greqia qendrore është tronditur sot nga goditje të njëpasnjëshme tërmeti. Goditja e parë u regjistrua në orën 12:06 dhe kishte intensitet 5.3 ballë të shkallës Richter. Ai u regjistrua 30 km në juglindje të Lamias, 120 km në veriperëndim të Athinës dhe kishte thellësi fokale 10 km.

Nga ky tërmet nuk u shkaktuan dëme. Më pas, gjatë ditës pati edhe 60 goditje të reja tërmeti, ndër të cilat më e madhja u shënua në orën 16:44, me intensitet 4.7 ballë. Lëkundjet kanë shkaktuar dëme në mjaft banesa të vjetra në zona të ndryshme të Greqisë qendrore, ndërsa dy punëtorë ndërtimi, 35 dhe 40 vjeç, janë lënduar, pasi skela ku punonin u lëkund dhe ata u rrëzuan. Nga tërmeti janë shkaktuar edhe rrëshqitje të tokës, veçanërisht në aksin rrugor Lamia-Balos-Itea, raporton Balkanweb.

Banorët e zonave ku janë ndjerë tërmetet janë frikësuar dhe tregojnë për mediat se si janë tronditur gjatë gjithë ditës. Ata këshillohen të shmangin zonat ku janë vërejtur rrëshqitje toke./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›