E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania nxit Athinën për kryerjen e reformave ekonomike

BERLIN - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle pritet të vizitojë sot Greqinë për të takuar ministrat e qeverisë së re të Samaras, para publikimit të raportit mbi zbatimin e programit të reformave, nga i cili varet kalimi i këstit të ardhshëm për Athinën.

Westerwelle do të takojë gjatë ditës homologun e tij të ri Evangelos Venizelos, i cili kreu negocimet për borxhin grek gjatë vitit 2012, ndërkohë që trojka ndodhet gjithashtu në Greqi për të analizuar progresin e reformave të kursimit.

Shefi i diplomacisë gjermane do të takojë qeverinë e re të Antonis Samaras, grupi i koalicionit të së cilës u reduktua në dy parti.

"Kjo është një vizitë që synon të inkurajojë qeverinë dhe popullin grek në ndjekjen e reformave pas të gjitha kritereve të përmbushura", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›