E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës ende spo e ruan Manastirin e Graçanicës

"Policia e Kosovës që sot e tutje do të ofrojë siguri për Manastirin e Gracanicës. Ne sapo kemi filluar fazën tranzitore. Gjatë fazës tranzitore KFOR i do të vazhdojë të jetë në përgjegjësi të plotë për ruajtjen e Manastirit të Graçanicës dhe Policia e Kosovës do të jetë prezente aty për trajnim dhe të njihet nga afër me punën", shkruhet në një komunikatë të shpërndarë nga zëdhënësit i KFOR-it.

"Pas vlerësimit pozitiv të aftësive dhe eksperiencës së Policisë së Kosovës, kjo fazë tranzitore do të kalojë në fazën ekzekutuese me dorëzimin e përgjegjësisë për ruajtjen e këtij vendi me trashëgimi fetare. Trajnimi dhe vlerësimi i aftësive do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX in. Kjo organizatë do të vazhdojë gjithashtu të monitorojë dhe këshillojë Policinë e Kosovës. Kjo do të përfundojë në fund të gushtit", sqaron më tej ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›