E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, u rrah ngapolicia, në komaprotestuesi

ATHINE-Ndodhet në spital në rrezik për jetën, një protestues që u plagos gjatë protestave të djeshme në Athinë. Media thotë se policia kreu një "sulm të paprovokuar” kundër demonstruesve në rrugë.

Dëshmitarët treguan rrahjen nga policia të një 31 vjecari, i cili po lufton për jetën në spital. Sipas dëshmive të personave të pranishëm 31 vjecari ka marrë të paktën dy goditje të fuqishme me shkopinj gome në kokë që i kanë shkaktuar 2 fraktura të rënda dhe e kanë cuar në gjendje kome.
Burimet mjekësore thanë se edhe pas operacionit situata mbetet tepër kritike dhe me pak shpresë për jetën.

Ngjarja ndodhi dje në Athinë, gjatë protestave në kuadër të grevës së pergjithshme 24 oreshe, ku nuk funksionoi asgjë në vend.
Sindikatat e punonjesve u bashkuan në këtë grevë duke lënë të paralizuara portet, aeroportet dhe cdo sherbim tjetër publik. Edhe gazetarët iu bashkuan grevës.
Sindikatat e organizuan këtë grevë kundër politikave ekonomike te qeverisë, që sipas tyre kanë shkatërruar ekonomikisht popullin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›